Sipas raporteve në Serbi, Interi e ndaloi Aleksandar Kolarovin që të luante në humbjen vendimtare të play-offit të Euro 2021 ndaj Skocisë, përcjell KosovaPress.
Loja përfundoi 1-1 dhe përfundimisht u vendos nga penalltitë në Beograd, me Skocinë që u kualifikua për në turneun i cili zhvillohet verën e ardhshme.
Tani “MozzartSport.com” pretendon se Kolarov nuk u paraqit sepse Interi dhe stafi i tyre mjekësor refuzuan ta lejonin lojtarin të luante në këtë ndeshje.
Kolarov kishte një dëmtim të lehtë që e mbajti atë larg nga barazimi më i fundit në Serie A me Atalantan,
Raporti thekson se Kolarov nuk dëshironte të hynte në një kurs përplasjeje me klubin e tij, kështu që pas disa ditësh provash në stërvitje ai u deklarua si i gatshëm vetëm tre orë para fillimit të ndeshjes.
“Nerazzurrët” pastaj e tërhoqën 35-vjeçarin në Milano për trajtim, kështu që ai nuk do të marrë pjesë asnë ndeshjen tjetër me Hungarinë.