Shqipëria ka triumfuar me rezultat minimal 0-1 ndaj Kosovës në sfidën e zhvilluar të premten në Prishtinë, raporton KosovaPress.
Kjo fitore bëri që ekipi i Shqipërisë U -21 t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian Euro-2021.
Në grupin 3 Shqipëria ka 14 pikë të mbledhura dhe e pret ballafaqimin ndërmjet Andorrës dhe Austrisë pasi kjo e fundit ka vetëm një pikë më shumë se Shqipëria në vendin e dytë.
Dihet se vetëm dy vendet e para në grup kualifikohen më tutje andaj në rast të dështimit të Austrisë ndaj Andorrës gjithçka do të mbetej e hapur.
Nga ana tjetër, Kosova ka vetëm nëntë pikë në grup dhe praktikisht ka humbur të gjitha gjasat për kualifikim në këtë kompeticion.
Këtë grup e kryeson bindshëm Anglia me 25 pikë të mbledhura.