Shqipëri – Kosovë, mbyllet pjesa e parë me epërsinë e vendasve

E publikuar: 11/11/2020 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës e cila po zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, raporton KosovaPress.

Kombëtarja e Shqipërisë është në epërsi minimale 1-0 me golin e realizuar në minutën e 31’ të ndeshjes nga Bekim Balaj i cili pranoi një top në zonë nga Ozuni.

Në përgjithësi po zhvillohet një lojë pa shumë raste shënimi dhe e kujdesshme nga të dy skuadrat.