Ramiz Brahimaj hyri në ndeshjen kundër Max Griffin në kuadër të UFC me dy veshët në rregull, por doli nga ringu duke u munduar ta mbajë njërin në kokë, përcjell KosovaPress.
Griffin mposhti Brahimajn me një nokaut teknik, por nuk ishte se e la atë pa ndjenja. 27 vjeçari u pa me gjysmë veshi të këputur në raundin e tretë, kështu duke e shtyrë arbitrin të ndërhyjë dhe ta ndalë meçin.
Videon rreth lëndimit të Brahimajt mund ta gjeni më poshtë.
Griffin rips the ear off
with a sweet elbow 👌 pic.twitter.com/F6sYLZpbBk— ☘️ MMA VISUAL ☘️ (@MMAVISUAL) November 8, 2020