Mbrojtja e Thaçit, David Hooper tha se asgjë në aktakuzë nuk flet për vjedhjen e organeve dhe krimeve që ishin pretenduar në fillim para se të krijohet Gjykata Speciale.
“Ku janë këto pretendime për vjedhje të organeve njerëzore dhe historia e shtëpisë së verdhë e cila ishte kaq e rëndësishme në nxitjen për krijimin e kësaj gjykate. Duke ndjekur atë gjysmë gaqë dramatike në librin e Carla Del Ponte dhe që u ndoq pastaj nga Dic Marty. Jo që është vetëm njollë ndaj kosovarëve por edhe pretendimi që krijojë këtë gjykatë të Kosovës. E them Gjykatë e Kosovës por nuk ka asgjë nga Kosova, nuk ka asnjë emblemë të Kosovës. Thaçi i dinte që ishin këto pretendime gjepura, duke e ditur këtë ndihmoi Komisionin Evropian në krijimi ne kësaj gjykate”, tha Hooper.

















