Mbrojtja e Thaçit-Speciales: Procesi është realizuar pa njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur

E publikuar: 09/11/2020 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në seancën e parë që po mbahet në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj drejtorit politik të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, mbrojtja e tij, tha se Thaçi ka bashkëpunuar me drejtësinë gjatë këtyre viteve, e edhe në periudhën e themelimit të Gjykatës Speciale.

“Me keqardhje them që ky proces është realizuar pa njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur. Do të bashkëpunoj me gjykatën, ashtu siç ka bërë edhe zotëri Thaçi gjatë këtyre viteve dhe gjatë periudhës së themelimit të kësaj gjykate. Gjykata po i heton këto çështje që 5 vjet e më shumë, kurse ju e keni aktakuzën para 6 muajsh. Ne për herë të parë mësuam për realizmin e këtyre të mërkurën mbrëma apo të enjten, nuk ishte e mundur të krijohet një ekip mbrojtës, nuk ishte e mundur të sjellim njerëz që dëshironin të ishin të pranishëm në sallë dhe nga ana jonë është e pakuptimtë pse kjo është bërë në këtë mënyrë”, tha David Hooper – avokat.