Lazio dhe Juventusi kanë luajtur me barazim 1-1 në ndeshjen e vlefshme për kampionatin italian, Serie-A, raporton KosovaPress.
Trajneri i Lazio, Simone Inzaghi, në këtë sfidë startoi me Vedat Muriqin si titullar në vijën e sulmit.
Sulmuesi kosovar luajti për 54 minuta në këtë ndeshje duke treguar një paraqitje solide, por nuk e gjeti rrugën e golit.
Në fund të ndeshjes, sulmuesi nga Kosova u vlerësua me notën mesatare, 6.3.