
U.S. Vice President Joseph Biden waves while boarding Air Force II at the Ben Gurion airport, near Tel Aviv, Israel, Thursday, March 11, 2010. Biden on Thursday implored Israelis and Palestinians to move beyond a diplomatic spat that has marred a trip to the region, urging the sides to waste no time in resolving their decades-old conflict despite daunting obstacles. (AP Photo/Bernat Armangue)
Menjëherë pas fitores së Presidencës amerikane nga Demokrati Joe Biden, liderët botërorë kanë reaguar duke e përgëzuar për fitoren.
“Urime Joe Biden për zgjedhjen si Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Kamala Harris për arritjen e saj historike. SHBA është aleati ynë më i rëndësishëm dhe e mirëpres bashkëpunimin në prioritetet tona të përbashkëta, nga ndryshimet klimatike, tregtia dhe siguria”.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Twitter se “Amerikanët kanë përzgjedhur presidentin e tyre”, teksa ka uruar Biden për fitoren, raporton EuroNews.al.
“Kemi shumë për të bërë për të tejkaluar sfidat e ditëve të sotme. Le të nisim të bashkëpunojmë!”
Gjithashtu, ministri i Jashtëm gjerman thotë se qeveria e tij e mirëpret punën me “qeverinë e ardhshme të SHBA”.
“Gjë e mirë që më në fund ka shifra të qarta. Mirëpresim punën me qeverinë e ardhshme të SHBA. Duam të investojmë në bashkëpunimin e një fillimit të ri transatlantik, një pakt i ri” tha ministri i Jashtëm gjerman në Twitter, Heiko Mass.


















