Masat e sotme nuk nënkuptojnë ndalim të lëvizjes së qytetarëve

E publikuar: 06/11/2020 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka sqaruar se masat e reja antiCovid të vendosura nga Qeveria e Kosovës, nuk nënkuptojnë ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme.

Përmes një statusi në Facebook Zemaj ka thënë se të vetëdijshëm për shtrirjen e madhe të virusit në vendin tonë, jeanë të obliguar të ndërmarin masa të forta kundër virusit.

Ky është statusi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Masat e reja janë për të mirën e secilit prej nesh, janë për të mirën e shëndetit publik dhe për ta ruajtur vendin nga gjendja e jashtëzakonshme.

Masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme.

Të vetëdijshëm për shtrirjen e madhe të virusit në vendin tonë, jemi të obliguar të ndërmarim masa të forta kundër virusit.

Krahas vendimit të Qeverisë kemi edhe vendime për masat e veçanta në shtatë komuna : Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtime.

Çdo komunë tjetër që hynë në zonë të kuqe të infeksionit, sipas numrit të banorëve (sipas hartës), do të ketë masë të njëjtë!

Obligohet Policia e Kosovës dhe Inspektoriatet të bëjë kontrolle rigoroze në zbatim të masave, vendimeve dhe Ligjit Nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.