Gjashtë orë nga fillimi i bastisjes së shtëpisë së Thaçit, aksioni vazhdon ende

E publikuar: 06/11/2020 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pas 6 orësh, po vazhdon bastisja e shtëpisë së ish-presidentit Thaçi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, i asistuar nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

Aty në afërsi te shtëpisë së ish-presidentit, Hashim Thaçi janë parë dy deputete të PDK-së, Ganimete Musliu dhe Evgjeni Thaçi.

Ato kane biseduar me familjarë të Thaçit.

Aksioni i bastisjes në shtëpinë e Thaçit është duke vazhduar qysh nga orët e hershme të mëngjesit.