EULEX thotë se nuk po bastisë zyrat e PDK-së

E publikuar: 06/11/2020 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në paraditen e sotme forcat e shumta policore të EULEX kanë bastisur shtëpinë e Hashim Thaçit, banesën e Kadri Veselit, e atë të Rexhep Selimit.

Derisa po bëheshin bastisjet në këto lokacione, u raportua edhe për bastisje në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Mirëpo EULEX ka reaguar ndaj kësaj të fundit. Nga EULEX thonë se nuk janë duke bastisur zyrat e PDK-së.

“EULEX nuk gjindet në zyrat e PDK-së në Prishtinë”, kanë njoftuar nga EULEX.