Në mëngjesin e sotëm njësitet policore të njësitit të EULEX kanë bastisur shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, banesën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit dhe banesën e Shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Për këto bastisje kanë treguar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

















