40 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje të rëndë

E publikuar: 06/11/2020 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

40 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje të rëndë

40 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. 29 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 8 nga ta janë në gjendje më të rëndë. Kështu bëjnë të ditur nga spitali.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 229 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.