Biden mban fjalim pas zgjedhjeve: Kjo fitore nuk është vetëm e imja, por e të gjithë amerikanëve

E publikuar: 04/11/2020 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati Demokrat, Joe Biden, ka folur për herë të parë pas ditës së zgjedhjeve nga Uilmington Delauer ku është shprehur besimplotë për fitoren e tij.

Ai është shprehur se kjo fitore nuk është vetëm e tij, por “e të gjithë amerikanëve” pa dallim nga ngjyra e partisë që kanë votuar dhe është zotuar se do të punojë fort për të gjithë si “President i Shteteve të Bashkuara”.

Biden pohoi se këto kanë qenë zgjedhje të gjata dhe të vështira por nga ana tjetër shtoi se ajo çka ka qenë me të vërtetë e vështirë kanë qenë “koha në të cilën ka jetuar populli amerikan”.

Për të, fitorja më e madhe ishte vota popullore e cila ka shënuar një shifër rekord duke lënë pas rekordin e mëparshëm që mbahej nga ish-presidenti Barack Obama.