Gazetari austriak Florian Klenk, thotë se njëri nga terroristet e sulmit të së hënës në Austri, ka rrënjë shqiptare. Sipas tij 20 vjeçari është i lindur dhe i rritur në Vjenë dhe se prindërit e tij janë nga Maqedonia e Veriut.
Nëpërmjet një shkrimi në Twitter ai thotë se në shënjestër të shërbimit sekret ushtarak.
Tutje Klenk thotë se ai ishte një nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri, porse ishte penguar të shkojë.
“Terroristi i Vjenës quhet Kurtin S., u lind në vitin 2000, është 20-vjeçar, është lindur dhe rritur në Vjenë, ka rrënjë shqiptare, prindërit rrjedhin nga Maqedonia e Veriut. Prindërit nuk kanë rënë në sy sa i përket islamizmit. Terroristi ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri”, ka thënë ai.
1/2 Ich habe nun ein paar Details zum Terroristen recherchiert. Er heisst Kurtin S., geboren 2000, wurde 20 Jahre alt und ist in Wien geboren und aufgewachsen und hat albanische Wurzeln. Seine Eltern stammen aus Nordmazedonien und sind in Sachen Islamismus unauffällig.
— Florian Klenk (@florianklenk) November 3, 2020