Thaçi: Kosova dënon sulmin qyqar që ndodhi sonte në Vjenë

E publikuar: 02/11/2020 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit terrorist në Vjenë nga ku raportohen të vrarë dhe të plagosur.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi thotë se vendi ynë qëndron pranë atij austriak në këto ditë të vështira derisa dënon sulmin terrorist.

Postimi i plotë:

Kosova dënon sulmin qyqar që ndodhi sonte në Vjenë të Austrisë. Jemi pranë familjeve të viktimave, të lënduarve dhe gjithë popullit të Austrisë në këtë moment të vështirë.