Mikrobiologu Lul Raka dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitivë në testin për Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook. Ai po ashtu ka njoftuar se nuk ka simptoma. Ndërsa fëmijët e tij kanë rezultuar negativ.
Postimi i plotë:
Të nderuar/a,
Pas disa simptomave të shfaqura mbrëmë te gruaja Laura, sot u testuam për COVID. Unë dhe gruaja rezultuam pozitivë (unë nuk kam simptoma). Fëmijët, Lena dhe Lumi dolën negativ. (Learti punon e studion ne Prishtinë).


















