Bajqinovci: Serbia po bën spastrim etnik në veri të Kosovës

E publikuar: 02/11/2020 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të vazhduar shqyrtimin e pikave të mbetura nga seanca e kaluar.

Pika e tretë në rend të ditës është debati parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës, njofton Klan Kosova.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i ka thënë se Serbia me politikën e saj ka arritur që të bëjë spastrim etnik në veri të Kosovës.

“Serbia me politikën e saj ka arritur që të bëj spastrim etnik duke spastruar lagje të tëra. Aty u pa shumë mirë që ka spastrim etnik të të gjitha formave”.

“Tek Kroi i Vitakut i kemi 76 shtëpi dhe janë ndërtuar 5 ndërtesa nga 6 kat dhe balanci etnik është prishur”.

“Në lagjen Kodra e Minatorëve, para luftë në këtë lagje kanë jetuar 300 shtëpi shqiptare; ndërsa tani janë 35”.

“Si pasojë e presionit të vazhdueshëm, një pjesë dërrmuese e shqiptarëve janë detyruar që t’i shesin pronat e tyre. Ndërsa qeverisa e Serbisë po ndërton nëpër çdo cep ndërtesa shumëkatëshe”.