Inva Mula ka shkruar fjalë prekëse pas vdekjes së babait.
Kompozitori i mirënjohur shqiptar, Avni Mula u nda nga jeta mbrëmjen e së enjtes, shkruan lajmi.net.
Lajmi për vdekjen e tij ka trishtuar gjithë komunitetin artistik, ndërsa telegrame ngushëllimi kanë ardhë edhe nga figurat e njohura publike.
Përmes një postimi në Facebook, vajza e tij, sopranoja Inva Mula, njoftoi se homazhet bëhen nesër (e premte) nga ora 11:00 deri në orën 13:00, në hollin e Universitetit të Arteve.
Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë!
Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë.
Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”, shkruan Inva.
Kujtojmë se Avni Mula njihet për kontributin e veçantë artistik që ka dhënë ndër vite