Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, të Asociacionit të Komunave të Kosovës, inspektoratet qendrore dhe lokale, koordinatoret rajonalë dhe akterë të tjerë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Pas takimit, Zemaj ka thënë se në këtë takim kanë marrë vendim për rritje të kontrolleve, e fokus do të jetë sektori i gastronomisë dhe institucionet qendrore dhe lokale.
“Angazhimi ynë do të jetë më permanent, mirë i koordinuar. Kemi edhe plane të tjera që jemi akorduar bashkë me policinë, me kryeinspektorin dhe koordinatorin për inspektime lokale. Do të kemi harmonizim të aktiviteteve, do të ketë rritje të kontrolleve në shumë drejtime, të cilat do ti jepet fokus sektorit të gastronomisë, duke filluar edhe nga institucionet qendrore, lokale, dhe pjesa tjetër që i takon Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës të shihet se a ka nevojë për masa shtesë të cilat e rrisin jo vetëm mbikëqyrjen por edhe kufizimet aty ku duhet të intervenojmë në këtë situatë”, ka thënë Zemaj.
Ministri Zemaj ka deklaruar se Prishtina është me e atakuara dhe janë në proces te identifikimit të burimit të infeksionit dhe se do të ndërmerren masa në qoftë se nuk ka përmirësim të situatës në ditët në vazhdim.
“Jemi në një vlerësim të gjendjes aktuale dhe ju e keni parë edhe tabelën nga komunat, varësisht prej rritjes së infeksionit, Prishtina duket së është më e atakuara, jemi duke identifikuar nga vijnë dhe nga rrjedh ky infeksion dhe sigurisht që do të ndërmarrim masa, eventualisht nëse nuk kemi përmirësim të kësaj situate varësisht prej ditëve në vijim… Nëse identifikojmë kufijtë të caktuar të shpërndarjes së infeksionit të detyrohemi aq sa mundemi, ta quaj njëfarë përkufizimi, izolimi të infeksionit, qoftë edhe për kryeqytetin apo zona të infektuara në brendësi të qytetit, apo veprimtari të caktuara.. Video: 06: 28 Jemi në prag të gjelbër, kemi arritur tek limitet e vijës së gjelbër në 15 ditëshin e fundit, nëse e mbajmë kështu, atëherë domosdoshmërish është rritja e mbikëqyrjes për me e mbajtë këtë situatë, por nëse nuk kryen punë i gjithë ky aktivitet dhe gjithë ky potencial çfarë e kemi atëherë do të shkojmë edhe me masa që ta izolojmë infeksionin”, ka thënë Zemaj.
Ministri Zemaj ka thënë se janë në pritje të kontingjentit të punësimit për 450 polic të cilët do të fillojnë ushtrimin e mandatit të tyre, të cilët do të jenë pjesë ndihmëse në zbatueshmerinë e masave.
”Kërkesa jonë do të jetë për përkrahje logjistike për inspektorët dhe për dhe për policët, presim tash edhe kontingjentin e ri të punësimeve të 450 policëve që do te fillojnë ushtrimin e mandatit të tyre sipas ligjit dhe kushtetutës, do të jenë të angazhuar ashtu siç na informoi drejtori si pjesë ndihmëse edhe në zbatueshmerinë e masave, pjesët tjera ndërlidhen me mbikëqyrjen që e kemi të domosdoshme, përcjelljen e infeksionit edhe në vendet e rajonit edhe në vendet Evropiane”, ka thënë Zemaj.