Manchester City ka konfirmuar vdekjen e ish-lojtarit të akademisë së tyre, Jeremy Ëisten, në moshën 18 vjeçare, përcjell KosovaPress.
Ëinsten, ishtë një mbrojtës premtues i lindur në Malaëi, por i rritur në Britaninë e Madhe. Ai iu bashkua Manchester Cityt në vitin 2016, para se të largohej nga klubi me vonë.
Derisa shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar, City e ka konfirmuar vdekjen e tij përmes një komunikate zyrtare.
“Familja e Manchester City është e trishtuar të kuptojë për vdekjen e ish-lojtarit të akademisë sonë, Jeremy Ëisten. I dërgojmë ngushëllime familjes dhe shokëve të tij. Jemi së bashku me ju në këtë kohë të vështirë.”, thuhet në komunkatën e Cityt.