Vritet një 19 vjeçar në Gjilan

E publikuar: 23/10/2020 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Gjon Sereqi” të Gjilanit është vrarë një 19 vjeçar.

Viktima nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve që mori nga therja me thikë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjilanit, Ismet Hashani ka treguar për KosovaPress se viktima ka ndërruar jetë në QKUK

“Me date 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informate se ne rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjete te mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001) . Viktima është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan , më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit , njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale. Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani ne Prishtine kishte ndërruar jetë”, ka Hashani për KosovaPress.

Me urdhër te prokurorit të shtetit trupi i pa jete dërgohet në IML.

Hashani ka thënë se askush nuk është arrestuar dhe po punohet që të zbardhet rasti.

Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intenzivisht në zbardhjen e rastit.