Hoti dhe Vuçiq sot pasdite përballen me njëri-tjetrin, Lajçak pjesë e takimit

E publikuar: 22/10/2020 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas një kohe bllokim të dialogut, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuciq do të përballen sot me njëri-tjetrin në Samitin e Sigurisë së Beogradit. Dy udhëheqësit e bisedimeve që kanë mbetur pezull së bashku do të bisedojnë virtualisht, derisa i pranishëm do të jetë edhe emisari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajcak, raporton Gazeta Express.

Ka një kohë që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është bllokuar për shkak të çështjes së Asociacionit. Deri më tani, palët nuk janë duke pranuar që të kthehen në tavolinë të bisedimeve, për shkak se Serbia po insiston se duhet të diskutohet edhe njëherë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin kërkojnë kompetenca ekzekutive.

Tashmë janë bërë publike edhe temat që do të diskutohet në forum.

Cili është sipas palëve kuptimi i normalizimit të marrëdhënieve?