AC Milan e ka mposhtur Interin me rezultat 1-2 në “Giuseppe Meazza” me dy golat e realizuar në fillim të ndeshja nga sulmuesi suedez Zlatan Ibrhimovic, raporton KosovaPress.
Me realizimin e këtyre dy golave dhe me performancën e tij gjate gjithë ndeshjes, Ibra u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 9.1.
Por, përtej ballafaqimit mes dy ekipeve, vëmendja ishte edhe tek dyluftimi ndërmjet Achraf Hakimit dhe The Hernadez. Të dy u panë disa herë në dyluftim dhe duket se paraqitja e tyre ishte në një nivel të njëjtë dhe në fund nuk kishte një “fitues” të pastër. Pas ndeshjes, Hakimi dhe Theo u vlerësuan me notën e njëjtë, 6.7.