IndeksOnline pak më parë ka raportuar se PDK, VV dhe minoritetet shumë shpejt do të nisin negociatat për rrëzimin e qeverisë aktuale.
Pas kësaj, PDK dhe VV do të vazhdojnë bisedimet për një koalicion qeverisës, për ndarjen e posteve si dhe dikastereve të ndryshme qeveritare.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se PDK do të kërkojë nga VV, postin e presidentit, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave si dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Vlen të përmendim faktin se kohën e fundit PDK dhe VV dukshëm janë përafruar, duke përkrahur njër- tjetrën për qëndrime të ndryshme.
Ndërkohë që Qeveria Hoti, dukshëm ka lëkundur “themelet” e saj me performancë jo të mirë, me shkarkimet e fundit, duke bërë emërime të ndryshme, të cilat edhe po vlerësohen të jenë politike./IndeksOnline/