I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka shkruar në profilin zyrtar në Twiter se takimi ka qenë i frytshëm dhe se janë dakorduar që Kosova ka nevojë për dialog dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Kisha një takim të mirë dhe jashtëzakonisht të frytshëm me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. U dakorduam që Kosova ka nevojë për dialog dhe për marrëveshjen gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Lajçak.
Lajçak gjatë ditës së mërkurë ka takuar liderë të ndryshëm të partive politike në vend