Ylli i serialit nga vitet e nëntëdhjeta ‘Beverly Hills 90210’ Shannen Doherty (49) po lufton me një sëmundje malinje dhe ka shqetësuar publikun për seriozitetin e gjendjes së saj shëndetësore.
Ajo së fundmi tha se tashmë po përgatit letra lamtumire për të dashurit e saj. Ajo gjithashtu gjeti një këngë që dëshiron të luajë për të në lamtumirën e fundit, dhe ka të bëjë me ‘Tears in Heaven’.
Tani ajo thotë se si u përgatit dhe në çfarë dëshiron të varroset. “Kam përgatitur një fustan që kam marrë nga një prej miqve të mi më të mirë disa vjet më parë. Ndihem e veçantë në të. Dua të jem e bukur. Dua të qëndroj në kujtesën më të mirë të të gjithëve. Unë jam përpjekur muajt e fundit të korrigjoj disa marrëdhënie, t’u kërkoj falje njerëzve që kam lënduar – me vetëdije ose pa vetëdije. Mundohem ta jetoj jetën në maksimum dhe të shijoj pak kohë që më ka mbetur ”, tha Shannen.
Ylli i aktrimit mësoi në shkurt të vitit të kaluar se kanceri i gjirit i kishte metastazuar në shtyllën kurrizore. Mjekët e paralajmëruan atë se kanceri ka të ngjarë të metastazonte në tru, mushkëri dhe mëlçi.
Aktorja aktualisht është në terapi hormonale për të bllokuar estrogjenin që po shkakton rritjen e kancerit, ndërsa në të njëjtën kohë merr një ilaç tjetër që është treguar se ndihmon në terapinë e saj, transmeton KosovaPress.