Agjencia e Shkencës e Australisë ka përcaktuar që COVID-19 mund të mbijetojë shumë më gjatë në sipërfaqe të ndryshme nga sa mendohej.
Virusi më së shpeshti transmetohet kur njerëzit kolliten, teshtijnë ose flasin. Por ekspertët thonë se mund të transmetohet edhe nga grimcat në ajër, si dhe përmes sipërfaqeve të tilla si metali dhe plastika.
Studimet e mëparshme laboratorike kanë zbuluar se koronavirusi mund të mbijetojë për dy deri në tre ditë në kartëmonedha dhe qelq, dhe deri në gjashtë ditë në plastikë dhe çelik.
Por, një studim i fundit nga Agjencia australiane CISRO zbuloi se virusi është “shumë rezistues” dhe mund të mbijetojë deri në 28 ditë në sipërfaqe të lëmuara si qelqi në telefona mobilë – kur mbahet në 20 gradë Celsius, e cila është afërsisht temperatura e dhomës.
Për krahasim, virusi i gripit mund të mbijetojë për 17 ditë në të njëjtat kushte.
Eksperimentet u kryen në një dhomë të errët, pasi rrezet UV shkatërrojnë virusin.
“Nëse përcaktojmë se sa gjatë mbijeton virusi në sipërfaqe, ne do të jemi në gjendje të parashikojmë më saktë përhapjen dhe të mbrojmë më mirë njerëzit,” tha drejtori ekzekutiv i CISRO Dr. Larry Marshak, transmeton KosovaPress.
Studimi i botuar në ‘Virology Journal’, zbulon se virusi është më i vështirë për të mbijetuar në temperatura më të ngrohta – ai ndaloi së qeni infektiv brenda 24 orësh kur u ekspozua në një temperaturë prej 40 gradë Celsius.
COVID-19 përhapet kryesisht nga ajri. Kërkimet kanë treguar se mbetet ngjitëse në grimcat e ajrit për më shumë se tre orë. Më pak e njohur është se sa mund të zgjerohet në të gjithë kartëmonedhat dhe ekranet.
Kërkimet e mëparshme mbi çelik inoks kanë pasur rezultate të ndryshme – nga tre deri në 14 ditë, në temperaturën e dhomës.
Hulumtimi i ri ka gjetur se sa kohë virusi mund të mbijetojë në xham, letër, plastikë dhe çelik. Ata zbuluan se mbijeton deri në 28 ditë në të tri sipërfaqet, në një temperaturë prej 20 gradë – dukshëm më gjatë se në studimet e mëparshme.
Autorët e studimit thonë se aftësia e COVID-19 për të mbijetuar në çelik inoks në temperatura të ftohta mund të shpjegojë se si shpërtheu virusi në industrinë e përpunimit të mishit dhe frigoriferë – mijëra punëtorë janë pozitivë për virusin korona në të gjithë botën.
Studiuesit e CISRO gjithashtu deklarojnë se hulumtimi i tyre mbështet ato të mëparshmet, të cilat zbuluan se virusi mund të mbijetojë si në ushqime të freskëta, ashtu edhe në ato të ngrira.
Organizata Botërore e Shëndetësisë më herët ka thënë se aktualisht nuk ka asnjë rast të konfirmuar të infeksionit që vjen nga ushqimi.