Asteroidi 101955 Bennu mbart ujë dhe gjurmë të materialit organik dhe mund të përhapë jetën në hapësirë, sipas misionit të NASA-s, OSIRIS REx.
Lënda organike me bazë karboni është shpërndarë në të gjithë sipërfaqen e Bennu, thotë Amy Simon nga NASA, sipas së cilës kjo lëndë organike mund të gjendet gjithashtu kur mostrat e marra nga asteroidet zbarkojnë në Tokë.
Shkencëtarët e NASA-s thonë se mostrat nga Bennu mund të mbajnë lëndë që nuk janë regjistruar ndonjëherë në meteorë dhe se materiali organik i gjetur mund të dëshmojë mbi biologjinë primitive në hapësirë.
Kur mostrat arrijnë në Tokë, shkencëtarët planifikojnë t’i studiojnë për të gjetur përgjigje në lidhje me origjinën e ujit dhe lëndëve organike në Bennu.
Prania e mineraleve të karbonit në asteroid sugjeron ekzistencën e një sistemi të gjerë hidrotermik, i cili përmban si ujë ashtu edhe dyoksid karboni, si në Bennu, por edhe në asteroidin nga i cili është formuar.
E gjithë kjo mbështet teoritë në lidhje me pan-sperminë, përkatësisht atë se asteroidet bartin jetën nëpër hapësirë dhe e shpërndajnë nëpër planet, siç është Toka.
Anija kozmike e misionit OSIRIS REx dalloi një seri shkëmbinj nënujorë në Bennu, duke zbuluar detaje rreth përbërjes së asteroidit dhe të kaluarës së tij të trazuar.
Ekspertët tani besojnë se përbërja më e dendur e Bennu është më afër sipërfaqes dhe më poroze në qendër, gjë që mund të shpjegojë shpërthimet e herëpashershme të materialit.
OSIRIS REx është planifikuar të ngrihet nga Bennu në vitin 2021 dhe të sjellë mostra në Tokë deri në shtator 2023. Anija kozmike arriti në orbitën e asteroideve dy vjet më parë.