Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar Robin Haxhi Krasniqin, për të cilin ka thënë se na bëri krenarë të gjithëve me fitoren e mbrëmshme duke u bërë shqiptari i parë që ka arritur të marrë titullin kampion botëror në boksin profesionist.
“Urime edhe për ekipin e tij të trajnerëve, të bashkëpunëtorëve e për simpatizantët e tij të shumtë që gjithmonë kanë besuar tek ai”, ka shkruar Veseli.