Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se dialogun në Bruksel do ta dërgojnë përpara vetëm sipas Kushtetutës së Kosovës, ndërsa ka siguruar se nuk do të shkojnë atje me 10 burra.
Këto komente Hoti i bëri në seancën ku po raporton për 100 ditëshin e qeverisjes së tij.
Ai iu përgjigj deputetit të PDK-së, Bedri Hamzës i cilitha se në dialogun me Serbinë duhet të ndërrohet kursi, ku duhet të shkohet për marrëveshje finale, pasi çdo takim tjetër ka mundësi për kompromis dhe kompromiset mund të jetë të dhimbshme.
Hamza: Kërkesa e jonë është që të shkohet në dialog për marrëveshje finale
Video
“Kërkesa e jonë është që të shkohet në dialog për marrëveshje finale, njohje reciproke, ulëse në organizatën e kombeve të bashkuara dhe hapja e rrugës në integrime euroatlantike“, tha ai.
Kurse, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë disa sqarime për dialogun.
Tha se do të dialogojnë vetëm sipas Kushtetutës.
Hoti: Procesin e dialogut do ta dërgojmë përpara vetëm sipas Kushtetutës
Video
“Ka me përsërit 100 herë, sa herë të flasim për dialogun, unë do t’iu them se këtë proces do ta dërgojmë përpara vetëm sipas Kushtetutës, nuk do të shkojmë me 10 burra në Bruksel , as nuk do të bëjmë ligje antikushtetuese për dialogun. Mësohuni me këtë qasje, kjo është qasja jonë e kësaj qeverie, nuk ka tjetër“, tha ai.
Hoti u ndal edhe te ligji për rimëkëmbjen ekonomike, i cili nuk ka kaluar tash e gjashtë herë në Kuvend, duke ripërsëritur se janë të gatshëm si koalicion qeveritar, që të ulen së bashku me PDK-në dhe gjatë dy leximeve t’i përfshinë të gjitha çështjet që ky subjekt politik ka propozuar.
Hoti: Projektligjin e PDK-së ta integrojmë në ligjin për rimëkëmbjen
Video
“Besoj që të hënën do të përmbyllet kjo çështje por prapë po iu them, po e marrë për obligim si kryeministër që prapë jemi të gatshëm që të hënën kur të votohet, gjatë dy leximeve, do të ulemi bashkë dhe ta integrojmë plotësisht projektligjin e juaj në këtë projektligj për rimëkëmbjen, ta bëjmë më të mirën, edhe propozimet e tjera që mund të vijnë nga Vetëvendosje“, tha ai.
Hamza tha se pakoja e dytë ekonomike, përveç që nuk ka substancë, po vonohet dhe nuk po miratohet në Kuvend.
Hamza: Punëtorët në sektorin privat rrezikohen të mos i marrin pagat
Video
“Kalone ose uluni ta harmonizojmë dhe ta bëjmë një pako që është e domosdoshme për vendin. Bizneset kanë mbetur pa përkrahje, punëtorët në sektorin privat rrezikohen të mos i marrin pagat, pastaj në një periudhë të ardhshme edhe sistemin bankar dhe do të sjellë vështirësi. Sikur të ish përkrahur propozimi i PDK-së dhe mos të ishte penguar me procedura burokratike, pensionistët do ta kishin një gjendje tjetër, kategoritë e dala nga lufta do ta kishin një gjendje tjetër dhe bizneset dhe punëtorët në sektorin privat do ta kishin një gjendje tjetër“, tha Hamza.
Ndërsa, deputeti Hamza e tha se e vetëm dinë se ndryshimet e vogla mund të bëhen në lexim të dytë të secilit projektligj.
Debati për punën e qeverisë Hoti ende po vazhdon në Kuvendin e Kosovës.