Gjendet granat dore në veturën e dyshuar tek AKI

E publikuar: 09/10/2020 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mëngjesin e sotëm tek ndërtesa e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) u dha alarmi për mjet shpërthyes. Me të marr informacionin në orën 06:15 të mëngjesit, njësitet policore dolën në vendin e ngjarjes. Gjatë këtij aksioni në veturën e dyshimtë e cila u konfiskuar u gjet një gratë dore dhe u arrestuan i dyshuari 27 vjeçari E.B.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ai tha se afërisht rreth orës 09:00 të mëngjesit njësitet relevante policore kanë përfunduar vendshiqimin e vendit të ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim.

Ai tha po ashtu se në veturën e dyshuar ndodhej një person mashkull me shtetësi kosovare i cili është arrestuar dhe veprimet e mëtejshme me rastin Policia e Kosovës do i ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë.

“Rreth orës 08:40 minuta, të gjitha njësitet relevante policore kanë përfunduar vendshiqimin e vendit të ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E. B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granat dore. Po ashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, thuhej në përgjigjen e Kelanit.

E gjithë ngjarja ka nisur rreth orës 06:15 kur Policia e Kosovës kishte pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovës saktësisht afër ndërtesës së AKI-së gjendet një person i dyshuar me një veturë.

Menjëherë Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kishin dal edhe njësitet e zjarrfikësit.

Ndërkaq, e gjithë kjo situatë ka shkaktuar tollovi dhe kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë, pasi që rruga në drejtim të Fushë-Kosovës u bllokua derisa përfundoi edhe vendshiqimi i vendit të ngjarjes. /B.Ibishi/