Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili vlerëson zotimin e Kosovës për të siguruara stabilitet në Botë.
Me ç’rast Hoti ka shpërndarë letrën e dërguar nga presidenti Trump, derisa ka falënderuar atë për përkushtimin për të siguruar paqe në Ballkan.
“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA! 🇽🇰🤝🇺🇸”, ka shkruar Hoti në ‘facebook’.
Derisa Trump në letrën e tij ka shkruar se, “E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundër për të siguruar stabilitet dhe paqe në Ballkan dhe në botë. Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit në mes kombeve tona dhe ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, thuhet në letrën e Trump.