Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Kosova në disavantazh prej një goli

E publikuar: 08/10/2020 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, raporton KosovaPress.

Rezultati është 2-1 në të mirë të vendasve.

Kosova e nisi mirë takimin me një dominim të lehtë, por ishte një autogol i Fidan Alitit që ndryshoi ritmin e lojës.

Reagimi i Ksosovës nuk o vonur dhe shifrat i barazoi në minutën e 29’ Florent Hadërgjonaj me një gol të bukur pas daljes së gabuar të portierit të Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, vendasit e rikthyen epërsinë pas vetëm katër minutave pasi me kokë për 2-1 realizoi Darko Velkovski.

Me këtë rezultat skuadrat kanë shkuar në pushimin mes dy pjesëve.