IPK arrestoi një polic të dyshuar për manipulim me prova

E publikuar: 08/10/2020 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot një zyrtar policor, nën dyshimin se ka kryer veprën penale manipulim me prova.

Hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacionet e para lidhur me këtë rast rreth një muaj më parë nga Drejtoria Rajonale Prishtinë.

Pas marrjes së informacioneve nga IPK janë ndërmarrë një varg veprimesh hetimore me dyshimin se është kryer vepra penale manipulim me prova lidhur me një rast të lëndimit trupor që kishte ndodhur në Prishtinë dhe ishte raportuar në Policinë e Kosovës muaj më herët.

Zyrtari policor dyshohet se u ka dhënë udhëzime palëve të përfshira në rastin e lëndimit trupor se çfarë të deklarojnë ata lidhur me rastin, si dhe t’i fshijnë video-incizimet nga kamerat, të cilat kanë mundur të filmojnë momentin e incidentit ndërmjet qytetarëve.

Ndaj zyrtarit policor është caktuar masa e suspendimit dhe ndalim për 48 orë.