Komisioni Evropian në raportin e vitit 2020: Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për marrëveshje me Serbinë

E publikuar: 06/10/2020 17:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Evropian ka publikuar raportin për Kosovën për vitin 2020 ku janë përmendur edhe gjetjet kyçe të tij, raporton Gazeta Express.

Në këtë raport përmendet edhe dialogu përkatësisht normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Aty thuhet se Kosova duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme me Serbinë.

“Në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja rifilloi me takime të nivelit të lartë më 12 dhe 16 korrik dhe 7 shtator 2020. Në Bruksel u zhvilluan një numër takimesh të nivelit të ekspertëve. Kosova duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe e rëndësishme në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane”, thuhet në raportin e progresit për Kosovën të vitit 2020 nga Komisioni Evropian.