Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se nuk është përgjegjësi e saj t’I sigurojë votat për votimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, si dhe votimin e propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun.
Osmani tha kjo është përgjegjësi koalicionit qeverisës të cilët nuk po arrijnë t’i kenë 61 deputetë për të votuar.“Është parim bazik i demokracisë që numrat për të kaluar një ligj i sponzorizuar nga qeveria duhet t’i sigurojë koalicioni qeverisës. As me kushtetutë as me ligj as me rregullore, kryetarja e Kuvendit nuk ka pergjegjësi për ta bërë shumicën e nevojshme, Sikur të isha kryeministre do të mund ta bëni këtë pytje, por unë nuk jam kryeministre, Pra, pyetja duhet t’i drejtohet kryeministrit i cili nuk po arrinë t;i ketë 61 deputetë që votojnë në favor të nismave që qeveria e tij I sponzorizon”, ka deklaruar Osmani në konferencë për media.
Edhe në këtë konferencë, Osmani ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit Avdullah Hoti, ku sipas saj nuk po arrin të sigurojë 61 vota dhe është qeveri jolegjitime.Mes tjerash ajo ka komentuar edhe deklaratën e ministrit serb, Ivica Daçiq, që sipas saj po bën krim duke e fshehur krimin. Gjithashtu, sipas Osmanit, Qeveria e Kosovës ka reaguar shumë vonë lidhur me këto “kërcënime” që i ka bërë ministri serb qytetarëve të tij lidhur me personat e pagjetur.
Osmani kritika të pafundme për Hotin: Koalicioni ka më së shumti 50 deputetë, s’mund t’ia bëjë shumicën
NGA KATEGORIA