Krasniqi fton bizneset zvicerane të investojnë në Kosovë

E publikuar: 05/10/2020 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Tregtisë dheIndustrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilinë kanë biseduar për raportet tregtare, mundësinë e investimeve, rolin e diasporës shqiptare, turizmin dhe bujqësinë.
Ministri Krasniqi fillimisht ka falënderuar shtetin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë Kosovës.“Nuk duhet harruar që Zvicra ka qenë dhe është një vend mik i Kosovës, që e ka ndihmuar vendin tonë si para luftës, gjatë dhe pasluftës në rimëkëmbje dhe në zhvillim”, ka thënë ministri Krasniqi.I NGJAJSHËM MAQEDONIA E VERIUT TË MARTËN VENDOS PËRFUNDIMISHT PËR HAPJEN E KUFIRIT ME KOSOVËN Sipas një komunikate të MTI-së, Krasniqi ka theksuar nevojën për rritjen edhe më të madhe të bashkëpunimit dhe urave lidhëse të bizneseve Kosovë-Zvicër, duke iu bërë ftesë investitorëve zviceranë që të vijnë në Kosovë dhe të investojnë.Duke folur për turizmin malor, ministri ka përmendur vendet me potencial të mrekullueshëm për skijim, si: Brezovica, Rugova, Brodi dhe Shala e Bajgores.“Zvicra si një shtet i njohur për pista të skijimit dhe me një turizëm malor të zhvilluar mund t’i ndihmojë këto zona duke i bërë atraksion jo vetëm për qytetarët e rajonit, por edhe për vizitorë të shteteve të Evropës Perëndimore”, ka theksuar ministri.Ambasadori zviceran, Thomas Kolly, ka falënderuar ministrin për informacionet e prezantuara dhe ka shprehur gatishmërinë e shtetit helvetik për të vazhduar mbështetjen për Kosovën.