Ai e kishte atë para dy viteve te Milani dhe sot Genaro Gattuso mund të bashkohet sërish me Tiemouè Bakayokon sepse mesfushori është gjithnjë e më afër kalimit te Napoli.
Negociatat ndërmjet Chelseat dhe Napolit po ecin në rrugën e mbarë për një huazim të thjeshtë të lojtarit. Deri më tani ishte Milani që insistonte për rikthimin e tij, por Napoli ka hyrë në negociata dhe kanë avancuar shumë duke paraqitur propozimin konkret drejt “Bluve të Londrës”
Marrëveshja definitive pritet të mbyllet në orët e ardhshme dhe lojtari mund t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore gjatë ditës së nesërme.