Hoti pritet me ceremoni shtetërore në Tiranë

E publikuar: 02/10/2020 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kabineti qeveritar, kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti ka arritur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku do të mbahet mbledhja e përbashkët me qeverinë Shqiptare.

Me ceremoni shtetërore dhe tepih të kuq, Hoti është pritur nga homologu i tij shqiptar Edi Rama.

Ata bashkë me vartësitë e tyre pritet nënshkruajnë 14 marrëveshje dhe memorandume të përbashkëta.

Kjo do të jetë mbledhja e gjashtë e përbashkët e dy kabineteve qeveritare që nga viti 2014 kur edhe kanë filluar të mbahen.