Avokati i Hysni Gucatit, e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e tij dhe ka kërkuar që të lirohet me kusht nga paraburgimi.
Është duke u mbajtur seanca e parë ndaj kreut të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.
Avokati i tij mbrojtës, ka kërkuar nga gjykatësi Nicolas Guilloi që Hysni Gucati të lirohet me kusht nga paraburgimi, pasi që ai nuk ka ndonjë rrezik për arratisje.
Sipas tij, edhe arrestimi i Gucatit ka qenë i paligjshëm, raporton lajmi.net.
Tutje avokati i Gucatit, ka thënë se është e palogjikshme që klienti i tij të qëndrojë në paraburgim derisa Zyra e Prokurorit të Specializuar të kthej përgjigje me shkrim për kërkesat që kanë bërë, pasi që sipas tij, kjo do të marrë kohë.
“Ai e ka kundërshtuar me shkrim ligjshmërinë e arrestimit si dhe çështjet aktuale që ngrihen brenda arrestimit. Ju keni kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që unë të bëj kërkesë me shkrim dhe ju nuk duhet të bëni publike këto….Është çështja e lirimit me kusht. Prokurorisë i është dhënë kohë që t’i përgjigjet me shkrim për ligjshmërinë e arrestimit, ndërkohë që zotëri Gucati do të mbetet në paraburgim deri në përgjigje. Për këtë arsye kërkoj nga ju që të merrni parasysh për dhënien me lirim me kusht me këtë. Unë kam bërë një kërkesë me shkrim për lirim me kusht. Unë them se pa dëmtuar ato kundërshtime, gjykata në këto rrethana kur kemi kundërshtime që janë trajtuar dhe nuk janë dhënë ende përgjigje të lejohet lirimi me kusht deri në momentin e kthimit të përgjigjes. Ju kërkoj që të merrni parasysh mundësinë e lejimit të lirimit me kusht deri sa të kthehet përgjigja…Në lidhej me arrestimit që ne themi se është i paligjshëm. Në rastin e rastit Gucati, duke dhënë lirimin me kusht në një paketë që janë caktuar për t’ju përgjigjur atyre rreziqeve, në qoftë se gjykata bie dakord që këtyre rreziqeve t’ju kthehet përgjigje kjo nuk jep ndonjë rrezik”, theksoi avokati i Gucatit.