Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ka reaguar ndaj aksionit policor në zyrat e OVL të UÇK-së, me ç’rast u arrestuan kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj.
Ai në një postim në Facebook këtë operacion e ka quajtur të pajustifikueshëm dhe poshtërues.
Postimi i plotë:
Pyetja një milion dollarësh për “Specialen”
E pajustifikueshme, bile-bile edhe poshtëruese mënyra se si është kryer operacioni policor në zyrat e OVL të UÇK! Ka mundur të kishte qenë shumë më civil.
Pyetja një milion dollarësh tani është nëse ekziston dikush nga Prokuroria Speciale që është përfshirë në skandalin e dosjeve!
Në çdo situatë ata duhet të japin një përgjigje, sepse faji kryesor i rrjedhjes së dosjeve nuk është në Prishtinë.