F.B, infermier në Klinikën e Urologjisë në QKUK u ther me thikë nga një pacient.
Viktima më pas iu nënshtrua një operacioni, teksa Sindikata e Infermierëve ka treguar për gjendjen shëndetësore të tij.
Lexo Edhe:
Haxhiu për deklaratat e Mustafës: LDK’ja përfundimisht i ka vënë vijë të kuqe vullnetit qytetar
Sindikata ka thënë se F.B është operuar me sukses falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë të ekipit nga QKUK.
Gjendja e tij aktualisht është stabile.
“Operacioni u krye me sukses falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë të ekipës nga QKUK. Gjendja e kolegut tonë tani është stabile. Falenderojmë ekipën mjekë dhe infermier që morën pjesë në ndërhyrjen kirurgjike”, thuhet në njoftim.