Demush Shasha nga Instituti Epik dhe ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit thotë se është vështirë të fitohet liberalizimi i vizave.
Ai ka shkruar se sa është e vështirë liberalizimi, aq e vështirë është edhe sigurimi që të mos humbet e drejta e lëvizjes së lirë.
Shasha nëpërmjet një postimi ai ka numëruar 5 kritere të cilat duhet të përmbushen pas liberalizimit të vizave.
“Është vështirë të fitohet liberalizimi i vizave. Po aq vështirë është edhe të sigurohemi që nuk e humbim të drejtën e lëvizjes së lirë. Pas liberalizimi të vizave, Kosova duhet të jetë e përgatitur për përmbushjen e plotë të kritereve që burojnë nga procesi i liberalizimit të vizave. Në veçanti duhet siguruar përmbushja e 5 kritereve specifike. Dështimi për të siguruar përmbushjen e tyre do të aktivizonte Mekanizmin për Pezullimin e Vizave”, ka shkruar Shasha.