Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj u ka bërë serish thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që para interesave të veta ta vendosin interesin e qytetarëve dhe ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen ekonomike.
Ai ka kujtuar se në pakon për zbatimin e programit për rimëkëmbjes ekonomike, Qeveria ka paraparë të ndajë edhe një fond rezervë për dhe rreth pandemisë.
“Çdo herë kur bëhet fjalë për interesin e shtetit dhe qytetarëve, kemi ditë të tregojmë pjekuri e të punojmë bashkë. Andaj, është koha nesër ta dëshmojmë këtë. Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i duhet vendit dhe shëndetësisë tonë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

















