‘Kosova është me fat që ka një mik si Britania e Madhe’

E publikuar: 08/09/2020 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë Nick Abbot.

Ai me këtë rast ka falënderuar diplomatin britanik për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që ka dhënë Britania e Madhe për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës.

“Biseduam për të gjitha temat që sot e rrethojnë Kosovën, për bisedimet, sigurinë, per krizën me pandeminë, zhvillimin ekonomik e social dhe për tema të tjera. Kosova është me fat që ka një vend të tille mik dhe mbështetës”, shkruan Haradinaj në Facebook.