Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme persona nga Gjykata Speciale n ë Hagë kanë vizituar selinë e veteranëve të luftës së UÇK-së në Prishtinë, prej nga kanë marrë një kopje të dosjes të Gjykatës Speciale.
Gjatë ditës së djeshme, OVL-UÇK raportoi se një pako me 4000 dosje të Gjykatës Speciale kanë mbërritur në zyrat e tyre, por nuk dihet se kush i solli ato.
Një veprim të tillë nuk e ka komentuar Gjykata Speciale. Kopje të tyre, sipas zyrtarëve të OVL të UÇK-së, u janë dorëzuar Prokurorisë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Postimi i plotë i Nasim Haradinajt:
Euuu euuuu !
OVL-UÇK-së ,ju mirëpret të dy palëve !
Mirë se na urdhëroni edhe herave tjera !
Në videon : 1
Personi që i solli dosjet!
Në videon : 2
Personat e tribunalit që konfiskuan kopjen të cilën deshëm të ja japim prokurorisë sonë të Kosovës !
















