Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini në konferencë për medie ka thënë se e vetmja pikë që mund të jetë diskutabile në koalicion është dialogu.
Gjini tha se gjatë takimit të sotëm në AAK nuk është diskutuar për dalje nga koalicioni, pasi nuk ka qenë në rend dite.
“E vetmja pikë që mundet me qenë diskutabile është dialogu. Sot kemi diskutu vetëm për dialogun, e cila është pika më e ndjeshme. Do të ketë raund tjetër në Bruksel. Aleanca nuk ka diskutu sot për dalje nga dialogu, por ka pasur deputetë që kanë dashur të flasin, por nuk ka qenë pikë e rendit të ditës”, tha Gjini.
Gjini u shpreh se dialogu është proces që duhet të shihet edhe njëherë.
“Tema e vetme ka qenë procesi i dialogut. Patjetër, që ne si Aleancë i mbështesim të arriturat që i kemi tash pas marrëveshjes në SHBA. Sidoqoftë, ne mendojmë që dialogun si proces të shihet edhe njëherë. Aleanca do të insistoj që disa pika të dialogut të shihen edhe njëherë. Si pikë ka qenë edhe njohja e ndërsjellë, por që është hjek, por që Aleanca mendon se kjo pikë duhet të kthehet në një kohë shumë të shpejt, sepse është pika qenësore”, tha Gjini. /Telegrafi/



















