Grenell “godet” Vjosa Osmanin: Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se sa që ankohen

E publikuar: 05/09/2020 17:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell i ka replikuar ashpër kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me një reagim të saj për marrëveshjen e arritur dje në Shtëpinë e Bardhë.
Osmani në postimin e saj konkludonte se Kosova nuk përfitoi ato çfarë është dashur, përfshirë edhe njohjen reciproke me Serbinë, shkruan lajmi.net.E Grenell i është përgjigjur duke i thënë se marrëveshja ishte për bashkëpunim ekonomik, dhe është një hap i jashtëzakonshëm.Madje i është drejtuar duke i thënë se ajo nuk i ka dhënë atij asnjë ide.“Marrëveshja ishte për njohje ekonomike. Është një hap gjigant. Për ty që ankohesh që nuk more më shumë, ju nuk më dhatë asnjë ide mua. Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se sa që ankohen. Kjo është për hapjen e vendeve të reja të punës, jo simbolikë”, ka shkruar ai.Tutje, Grenell ka vazhduar duke thënë se me simbolikë nuk mund të paguhen shpenzimet e përditshme, qiraja e ushqimi.Në këtë kontekst, ai ka folur edhe për liqenin e Ujmanit.“Ju nuk mund të paguani qiranë tuaj ose të ushqeni familjen tuaj me simbolikë. Studimi i fizibilitetit për liqenin është të dihet saktësisht se si mund të përdoret, çfarë lloj punësh mund të krijohen. Të sugjerosh që emri hap diskutime të tjera është politikë pa kuptim. Ky është një studim për krijimin e vendeve të punës”, ka shkruar Grenell duke i replikuar ashpër vjosa Osmanit.