Liqeni i Ujmanit – çfarë thuhet në marrëveshje dhe dakordimi i AAK

E publikuar: 04/09/2020 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liqeni i Ujmanit, që për pak u bë “mollë sherri” mes delegacionit kosovar dhe ngjalli kërcënime për tërheqjen koalicioni nga ana e AAK-së, është ëprfshirë në marrëveshje.

Aty thuhet se do të bëhet fizibiliteti i liqenit të Ujmanit nga Departamenti i Energjisë në SHBA

“Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe subjekte të tjera të përshtatshme të Qeverisë së SHBA, në një studim të fizibilitetit për qëllimet e ndarjes së Liqenit të Gazivodes/ Ujmanit, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë”, thuhet në marrëveshje.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradianj-Stublla, ka thënë se si AAK pajtohen për këtë marrëveshje.

“Jo vetëm që jemi por ende kemi dhënë kontribut të konsiderueshëm për këtë marrëveshje, sidomos për Ujmanin ku ne kemi bërë marrëveshje bilaterale me SHBA dhe jo trilaterale me Serbinë”, tha ajo.